fbpx

Skintesti në klinikën tonë realizohet me aparaturën Opatra, një paisje inovative e cila ka aftesinë të ekzaminojë gjëndjen e lëkurës në detaje me anë të teknologjisë.


Me anë të kësaj aparature paraqitet imazhi multi-spektral dhe analizohet lëkura deri në shtresat e thella. Gjithashtu tregon problematikat e lëkurës që nuk mund të identifikohen ne ekzaminin fizik si dhe arrin të parashikojë gjendjen e lëkurës pas viteve ne rast të moskujdesit.


Matjet e detajuara që bëhen me këtë aparaturë janë:

  •  Gjendja e poreve në lëkurë
  •  Dëmtimet nga dielli dhe hiperpigmentimet
  •  Gjëndja e rrudhave në lëkurë
  •  Tipologjia e lëkurës
  •  Ndotja e lëkurës
  •  Hidratimin e lëkurës
  •  Gjendja metabolike e lëkurës
  •  Tregon si do jetë lekura pas 5 vitesh nëse kujdeseni rregullisht me një rutinë të personalizuar
  •  Tregon si do jetë lëkura pas 5 vitesh nëse nuk kujdeseni rregullisht


Në fund të test-it sugjerohet rutina e personalizuar e përshtatur sipas rezultateve të marra.