B-Hidroxin
Përshkrim
B-HIDROXIN shërben për mirëmbajtjen e flokëve dhe thonjve. Duke patur si përbërës Biotinën, përdoret për trajtimin dhe parandalimin e defiçencave të Biotinës që shoqëron zakonisht shtatëzania, kequshqyerja, humbja e menjëhershme e peshës, stresi apo ndryshimet klimaterike. Defiçenca e Biotinës mund të shkaktojë thonj të brishtë, skuqje të lëkurës dhe rënië flokësh.Biotina është e nevojshme që të funksionojnë normalisht enzimat që përmbajnë njësi karboksile. Është esenciale për shumë funksione metabolike duke përfshirë glukoneogjenezen, lipogjenezen, biosintezën e acideve yndyrore si dhe katabolizimin e aminoacideve.
Indikacionet:
- Flokë të brishtë dhe Alopecia
- Thonj të brishtë
- Dermatiti Seborrheik dhe eczema e thatë(në këtë rast mund te miksohet edhe me Dexanyl)
Përmbajtja:
2ml x 20 ampula
Ingredientë aktivë: Biotinë (vitaminë B8)