Phosphocol
Përshkrim
PHOSPHOCOL është një produkt që ka efekt lipolitik mbi celulitin e lokalizuar. Phosphatidylcoline rrit premeabilitetin e membranës së adipociteve, duke bërë të mundur daljen e komponentëve lipidikë.Kjo është e lidhur me saturimin e acideve yndyrore(kur saturimi ulet, permeabiliteti rritet). Përveç kësaj, Lecitina rrit efektin e enzimave, të cilat degradojnë lipidet e membranës qelizore. Sodium deoxycholate, një tjetër ingredient shumë efektiv, është një kripë natriumi e acidit biliar deoxycholic.Veprimi i tij karakterizohet nga rritja e tensionit sipërfaqësor dhe rritja e veprimit të lipazës.Kështu yndyrnat bëhen më të tretshme në ujë, duke u lehtësuar edhe eleminimi i tyre. Phosphocoli përdoret për trajtimin e lipodistrofisë lokale(në kurriz, krahë, abdomen), duke qenë shumë efektiv në korigjimin e depozitave të indit dhjamor.
Përmbajtja:
5ml x 20 ampula
Indikacionet:
- Celulit i gradës III-IV
- Celulit i lokalizuar
Ingredientë aktivë:
Phosphatidylcholine, Sodium Desoxycolate