Mandelic Peel 50%

PROFESIONALE

SKU: 56-2 Kategori:

TOSKANI

Përshkrim

Mandelic Peel është një peeling kimik delikat, i cili ka si ingredient acidin mandelik. Duke qenë se molekulat e këtij acidi janë më të mëdha se të acideve të tjera alfa hidroksi të përdorura në peeling të tjerë kimikë,  është më pak agresivi dhe më mirë i toleruari nga të gjitha lëkurat, sepse penetron në lëkurë më ngadalë dhe në thellësi më të ulët. Ky peeling krijon më pak irritime krahasuar me acidet alfa hidroksi të tjerë,  që është benefit për lëkurat sensitive të prirura për inflamacion. Acidi mandelik ka efekt antibakterial për lëkurën, duke u bërë një opsion shumë i mirë për personat me lëkurë me tendencë akneike, të cilët duan të provojnë një peeling kimik, por janë të shqetësuar për poret e bllokuara dhe irritimet. Acidi mandelik është gjithashtu një opsion për lëkurat që nuk kanë bërë më parë një peeling kimik dhe duan rezultate të dukshme por delikate për lëkurën.

Indikacionet:

  • Rosacea
  • Lëkurat që kanë pësuar dëmtime nga dielli
  • Diskromitë

Sasia: 50 ml

Ingriedientë aktivë: Acid mandelik 50%