Purifying Peel
Përshkrim
Purifying Peel është një kombinim i acidit salicilik dhe azelaik që rigjeneron lëkurën duke eleminuar qelizat e vdekura nga sipërfaqja dhe duke stimuluar proliferimin e qelizave në shtresën bazale. Ky mekanizëm përmirëson shëndetin e lëkurave të yndyrshme me tendencë akneike. Me aplikimin e këtij trajtimi vihet re menjëherë përmirësimi i problematikave të lidhura me aknet, kontrollohet prodhimi i sebumit dhe minimizohen poret e zmadhuara.
Indikacionet:
- Lëkurat me tendencë akneike
- Folikuliti
- Hiperkeratoza
- Kuperoza akneike
Ingredientë aktivë:
Salicylic Acid 2%, Azelaic Acid 14%