fbpx

A e dije se në trupin human ndodhen 28 lloje te ndryshme te proteinës se kolagjenit ? Kjo e bën kolagjenin proteinën më te rendesishme ku 40% e gjithe proteinave në trupin e njeriut e zë pikërisht kolagjeni!


Eshte tepër terheqese në boten e konceptit “anti age” te mendosh se me një lugë pluhur kolagjeni ose një gote lëng kolagjeni ose 1 tablete e vetme te mund te përfitojmë një ulje në dukje te moshes, qeliza te reja në lëkure , flokë me te shkelqyeshem dhe te forte ,thonj me te forte apo eliminim I dhimbjes se kockave !


Prej vitit 2014 kur për here te pare u fol masivisht për studimet mbi molekulën e peptideve te kolagjenit shitjet jane gjithmone ne rritje në tregun boteror te kozmetologjise!
Fillimisht kolagjeni u shfaq si molekulë me peshë molekulare tepër te larte . U infiltrua në formulimet e kremrave dhe serumeve në kozmetikë për përdorim topikal por dhe vet dermatologët nuk besuan në efektin e përthithjes se tij në lëkure për vete faktin se fibrat e kolagjenit janë tepër te mëdha për te penetruar në sipërfaqen e yndyrshme te lëkures e cila nuk përmban aspak kolagjen pasi ai gjëndet vetem në shtresat më te thella. Kështu u studiua fraksionimi i tij në peptide me peshe më te ulët molekulare nëpërmjet procesit te hidrolizimit . Formulimet më te reja te kremrave tashmë janë kryesisht në trajte peptidesh !


Cilat janë ushqimet te cilat ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit në trup?
Me poshte gjeni disa ushqime te cilat përmbajnë aminoacide te cilat sintetizojnë kolagjenin si : glycina , prolina dhe hydroxiprolina!

  • Peshku
  • Mishi i shpendeve
  • Mishi i lopes
  • Vezet
  • Soya
  • Legumet( bishtajoret)
  • Qitrot
    Nxitja e shtimit te prodhimit te kolagjenit në trupin tonë ndikohet nga prania e zinkut i cili gjendet në sasi më te larte te peshku .
    Por a mjafton sasia e marre nga keto ushqime ?
    Studimet kanë vërtetuar se sasia e kolagjenit në 1 liter lëng te koncentruar mishi eshte vetem
    34 mg nderkohë sasia e nevojshme ditore eshte 2000-5000 mg për te siguruar benefitet në lëkure! Kjo sasi madje u pa se përmbante shumë pak calcium (<5%RDA ) dhe cadmium .
    Gjithashtu rrezikohet përmbajtja e metaleve te renda. Eshte vërtetuar përmbajtje e plumbit në sasi te konsiderueshme dhe toksik .
    Pra,ky kolagjen i marre nga ushqimi ka edhe problematika me pastertinë dhe toksicitetin! Ndaj rezervimet në përdorim për konsum te larte nga ushqimi mbetet ende i pasigurte.


Suplementet me kolagjen sot mbeten një zgjedhje perfekte !
Industrite farmaceutike sot i kushtojnë vëmëndje te larte kolagjenit marin te extraktuar nga peshku. Ai ka një kosto më te larte për tu prodhuar pasi peptidet marine janë tepër te kushtueshme dhe hidrolizimi i tyre ndodh me më shumë vështiresi për te arritur përthithjen më te lehte nga organizmi ynë .Kushtet e extraktimit te kolagjenit nga lëkura e peshqeve si Merluci, peshku Gjel dhe peshku Tilapia prej nga extraktohen më se shumti , kërkon analiza specifike dhe kushte GDP më specifike për tu plotesuar. Standartizimi i ketij procesi eshte arritja më e madhe duke rritur biodisponibilitetin e peptideve marine në organizmin human.


Përthithja e kolagjenit te marre si nga ushqimet apo dhe nga suplementet do varet nga tre faktore :

  • Mosha e trupit
  • Mosha metabolike
  • Gjendja shendetesore


Disa produkte ushqimore nuk përmbajnë po aq vitamina sa mund te sigurojnë përthithjen e peptideve direkt nga ushqimet .
Peptidet marine në komplex me 11 ingredient te tjere në formulimet e My Pure Skin sigurojnë një kombinim perfekt 100% organik dhe natyral, lehtesisht te absorbueshem nga trupi i njeriut! Inkorporimi i antioksidanteve nutrikozmetik në formulat e My Pure Skin eshte një arritje shumë e madhe dhe esenciale duke e bëre formulën unike. Vleresimi për efikasitetin e tyre ka ardhur nga EIA(Europian Institute of Antioxidants) i cili i ka vleresuar me pikë maksimale.
Studimet e fundit shkencore kanë vërtetuar gjithashtu rendesinë e enzimës Superoksid Dismutazes(SOD) në krijimin e zinxhireve më te forte dhe stabël te proteinave. Kjo enzimë eshte tepër e rendesishme sepse frenon në qelize procesin e oksidimit te radikaleve te lira . My Pure Skin në cdo bustinë te tij përmban SOD duke e bëre formulimin e tij unik në tregun boteror farmaceutik.

Msc. Alba Damani
Farmaciste/ Specialiste e Kozmetologjise .