Kolagjeni është një nga nutrikozmetikët më të rëndësishëm për organizmin si dhe ndër më të famshmit vitet e fundit në industrinë e bukurisë në “luftën” ndaj ngadalësimit të procesit të plakjes.
Në lidhje me produktet e kolagjenit ka shumë studime dhe interes mbi benefitet, por edhe burimet e tij në natyrë. Ndërsa në tregun farmaceutik gjënden shumë produkte kolagjeni, pak kush interesohet për origjinën e tij, origjinë e cila ka një rol kyc në përfitimet e tij në organizëm dhe jo vetëm.
Kështu duhet thënë se në treg qarkullojnë kryesisht dy lloje kolagjeni:
Kolagjeni bovin- me origjinë shtazore (nga procesimi i lëkurës së kafshëve kryesisht kau, derri, pula etj)- Kolagjeni marin- me origjinë nga peshqit (nga lëkura dhe halat e peshqve të egër të ujrave të thella të detit dhe oqeanit)
Kolagjeni marin është kolagjen tip I dhe sic dihet 80% e kolagjenit të lëkurës është kolagjen tip I, ndaj kjo formulë ndihmon më së shumti strukurën dhe mirëfunksionimin e lëkurës dhe folikujve të flokëve.
Një avantazh i rëndësishëm i kolagjenit të hidrolizuar marin është pesha molekulare më e vogël se e atij bovin duke bërë që të përthithet në organizëm 1.5 herë më shpejt , të tretet si në ujë të ngrohtë e të ftohtë duke dhënë më shpejt rezultatet e dëshiruara.
Në varësi të origjinës , produktet e kolagjenit kanë edhe kufizimet e tyre:
Kolagjeni marin nuk rekomandohet të konsumohet nga personat alergjik ndaj vezës e peshkut por është zgjedhja perfekte për ata që nuk konsumojnë mishin e kuq dhe anasjelltas- kolagjeni bovin është i përshtatshëm për individët alergjik ndaj vezes e peshkut edhe pse përthithja e tij në organizëm është më e ngadaltë se e kolagjenit marin.
Zakonisht produktet e kolagjenit bovin janë më pak të kushtueshme dhe kjo lidhet me burimin më të gjerë të kafshëve. Por duhet sjellë në vëmendje fakti se ambienti dhe ushqimi i kafshëve ka rrisk shumë herë më të lartë kontaminimi nga hormonet dhe infeksionet sesa ambienti I deteve të thella dhe oqeaneve të peshqve të egër. Kjo I bën produktet e kolagjenit marin më të kushtueshëm, por njëkohësisht më të sigurt, dhe një zgjedhje etike më e mirë për ambientin.
Kolagjen Marin VS kolagjen Bovin: cilin të zgjedhim?
Sic është përmendur më sipër, ndryshimi kryesor është burimi dhe origjina e kolagjenit në përmbajtje, e cila mund të ndikojë në zgjedhjen tuaj të suplementit.
Kolagjeni bovin nuk është i përshtatshëm për individët me regjim ushqimor vegjetarian ose që nuk konsumojnë mish për arsye të kulturës/ besimit fetar ose individër të cilët kanë synim rënien në peshë. Kjo e bën kolagjenin marin një zgjedhje më të mirë.
Përthithja e shpejtë e kolagjenit marin, e bën këtë të fundit zgjedhjen më të mirë për të gjithë ata që duan të zgjidhin shqetësimet dhe të shohin sa më shpejt rezultatet në lëkurë dhe flokë.
Kolagjeni marin-MyPureSkin- është një produkt jo vetëm pa aromë/shije peshku por gjithashtu me shije të këndshme që mund të pihet i vetëm i tretur në ujë, kafe, smoothie, i cili nuk jep shtim në peshë, e nuk përmban shtesë sheqeri duke u bërë i përshtatshëm edhe për pacientët diabetike.
Dr. Silvana Mishtaku
Mjeke Dermatologe-Venereologe