Lumicen
Përshkrim
LUMICEN është solucion që ka në përbërje sodium ADN, i cili rrit sintezën e acidit hialuronik endogjen. ADN është një polinukleotid me strukturë dyfishe dhe është përbërësi kryësor i kromozomeve. Sodium ADN është një substancë jo-irrituese me veti të fuqishme hidratuese dhe antioksidante. Kur injektohet në lëkurë ka veprim trofik në qelizat e shtresës bazale të lëkurës.Në këtë mënyrë lufton degradimin e kolagjenit të shkaktuar nga dielli, duhanpirja dhe stresi oksidativ, duke përmirësuar strukturën e lëkurës dhe promovuar rinimin e saj.
Indikacionet:
- Lëkurë që ka humbur elasticitetin
- Rrudhat dhe vijat fine të mimikës
- Revitalizimin e lëkurave të thata
Përmbajtja:
2ml x 20 ampula
Ingredientë aktivë: Sodium ADN