My Collagen Repair
28,000 L
Mypure Skin
Përshkrim
Tek MyColagen repair gjejmë kombinimin e 9 ingredientëve esencial natyrorë të cilet veprojnë në nivel molekular dhe qelizor.Këto elementë ndihmojnë organzimin për një plakje të shëndetshme si brenda ashtu dhe jashtë.Përbëresit e tij janë baza për një jetë të shëndetëshme dhe vitale.
Benefitet kyçe të këtij produkti;
Targeton lëkurën, qelizat dhe ADN,veçori të cilat bëhen të mundura në sajë të:
-glikacionit, një reaksion kimik ndërmjet kolagjenit dhe molekulave të sheqerit .Në fund të këtij reaksioni prodhohet kolagjen që ka humbur elasticitetin e tij.Acidi rozmarinik në formulë, pengon që të ndodhë ky proces duke stopuar humbjen e elasticitetit të lëkurës.
-mbrojtjes ndërqelizore nëpërmjet veprimit të koenzimës Q10 dhe SOD ( enzimë me efekt të fuqishëm antioksidues).SOD gjithashtu frenon formimin e celulitit falë aftësisë për të luftuar radikalet e lira.
-hidratimit të siguruar nga përqendrimi I lartë i Acidit Hialuronik.Një komponent natyror i lëkurës i cili ndihmon në ruajtjen e kolagjenit,rritjen e hidratimit dhe përmisimin e elasticitetit.
-elasticitetit të përmisuar nga prania e elastinës, sinteza e se cilës ulet me kalimin e kohës.Ajo është një proteinë e cila në bashkeveprim me kolagjenin janë përgjegjëse për elasticitetin dhe fleksibilitetin e lëkurës.
-densitetit dhe tonusit nëpërmjet peptideve të kolagjenit marin si elementi baze i këtij suplementi.Duke qënë se absorbohet lehtësisht nga organizmi,falë biodisponibilitetit të lartë, ndikon në uniformitetin,e lëkurës, uljen e hiperpigmentimit dhe tendosjen e nevojshme për riparimin e rrudhave .
9 përbërësit që bartin fuqinë e këtij produkti janë:
Marine collagen peptides, Hyaluronic acid, acerola( vitamin C), vitamin E , SOD, coenym Q10, bioperine(piperine extract), Rosmarinic acid, silymarin(milk thistle extract)
Përdorimi: Një bustinë në mëngjes të tretur në 200ml ujë të vakët ose në temperaturë ambjenti.