Radiance Intimate Cream
7,800 L
Xhel intim për përdorim të përditshëm me veprim zbardhues.
Përshkrim
Radiance Intimate Cream është një xhel me veprim zbardhues dhe hidratues
Përmban 2 formula inovative:
EBC (Encapsulated Brightening Complex) hidraton dhe qetëson lëkurën
GFC5 + me faktorë të rritjes që ndihmon në rigjenerimin, hidratimin dhe zbutjen e lëkurës.
Me një pH me pak acid, formula është përshtatur në mënyrë të përsosur për përdorim në zonën intime
Indikacionet:
-Ideal gjatë trajtimit me lazer epilimi
-Ideal gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes
-Ideal për qimet nën lëkurë
Paketimi:
Pompë 30 ml
Përdorimi:
Aplikojeni produktin në mëngjes dhe në mbrëmje per 28 ditë, shoqëruar me pak masazh deri sa të perthithet. Pa sheplarje. Mund të perdoret në zonën intime.
Kundër indikacione:
Nuk preferohet të përdoret nën moshën 18 vjeç.
Nuk rekomandohet përdorimi në sëmundje të lëkurës ose më lëkurë të dëmtuar.
Ingredientët:
-Acidi Fitik: redukton sasinë e melaninës. Nxit rigjenerimin e qelizave. Përmirëson përmbajtjen e ujit në lëkurë. Rrit elasticitetin e lëkurës. Hidraton lëkurën.
-Azeloglikina: ka veprim antioksidues.
-Bisabolol: ka veti qetësuese, rigjeneruese dhe zbutëse. Lehtëson acarimin dhe skuqjen e lëkurës.
-Vitamina B3: përmirëson barrierën e lëkurës duke e mbajtur atë të hidratuar dhe parandalon humbjen e ujit transepidermal. Përmirëson strukturën e lëkurës dhe zvogëlon acarimin.
-Vitamina C: përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Ul pamjen e hiperpigmentimit. Qetëson inflamacionin dhe acarimin e lëkurës. Hidraton dhe zbardh lëkurën.
-(GFC5 +): kompleks i formuar nga 5 faktorë të ndryshëm të rritjes e dizenjuar posaçerisht per te rigjeneruar keratinocitet dhe fibroblastet. Përmban gjithashtu acid hialuronik, aminoacide dhe vitamina. Përmirëson elasticitetin dhe rigjallëron thellësisht lëkurën.
-Acidi Hialuronik: ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës si dhe forcon barrierën e lëkurës. Vonon procesin e plakjes. Mbush lëkurën. Zvogëlon pamjen e rrudhave. Zbut lëkurën.
-Aminoacidet: ushqejnë lëkurën, forcojnë indet lidhëse. Rrisin elasticitetin e lëkurës. Kanë veti antioksiduese.
Faktorët e rritjes EGF (SH-Oligopeptide 1),IGF-1 (SH-Oligopeptide 2), aFGF (SH-Polypeptide 11), bFGF (SH-Polypeptide 1), vEGF (SH-Polypeptide 9), kanë veprim rigjenerues dhe përmirësues të indeve.
-Vitamina B9: rigjeneron thellësisht lëkurën e dëmtuar. Nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Ushqen lëkurën.
-Brightening Encapsulated Complex (EBC): në trajtë lipozomiale, penetron në shtresa specifike të lëkurës duke lejuar që përbërësit aktivë të japin një veprim të lokalizuar duke u lëshuar në përqëndrimet e nevojshme në secilën shtresë të lëkurës.
-Vaj i trëndafilit: stimulon elasticitetin e lëkurës si dhe e rigjeneron atë në thellësi. Rrit përmbajtjen e ujit në lëkurë. Redukton shenjat në lëkurë.
-Alantoina: ka veti qetësuese dhe anti-irrituese. Nxit hidratimin epidermal.
-Kolagjeni: zbut, forcon dhe rrit elasticitetin e lëkurës.
-DMAE: ka efekt zbutës. Ul inflamacionin. Ka efekt antioksidues.
-Elastina: rrit elasticitetin e lëkurës.
Vitamina E: mbron lëkurën nga rrezet UV, ndotja dhe agjentë të jashtëm që dëmtojnë lëkurën. Ka efekt antioksidues. Shpejton procesin e shërimit dhe rigjenerimit. Zvogëlon shenjat e shkaktuara nga plagët.